Takimi i liderëve të katër partive në Maqedoni ka përfunduar pa marrëveshje dhe se ky takim ishte vetëm formal.
Liderët e VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH pas takimit i`u shmangën deklaratave për media, ndërsa vetëm lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se janë marrë vesh që ti lënë kohë edhe disa ditë mundësisë së arritjes së një marrëveshje.
Por me sqarim pas takimit ka dalur BDI përmes një komunikate për media.
“Ne, liderët e partive kryesore politike, u takuam sot që ti vazhdojmë bisedimet në lidhje me formën e saktë të Qeverisë që do ti organizon zgjedhjet siç parashihet në pikën 6 nga marrëveshja e 2 qershorit. Në këtë kontekst, Liderët u pajtuan që të takohen përsëri në ditët në vijim. Kryeministri Gruevski prezentoi draft planin e propozuar qeveritar për ti zbatuar rekomandimet në lidhje ne reformat sistematike në fushën e sundimit të ligjit që do të zbatohen në përputhje me pikën 6 nga marrëveshja e 2 qershorit”, theksoi BDI.
Në këtë takim kanë marrë pjesë ambasadori amerikan Jess Baily dhe ai i BE-së, Aivo Orav.
Para fillimit të protestës në Klubin e deputetëve, një grup të rinj të lëvizjes politike “BESA” protestuan me parulla kundër partive shqiptare BDI dhe PDSH, raporton INA.
Gjatë ditëve të fundit ishte paralajmëruar dështimi i këtij takimi, dhe se pikërisht për shkak të kësaj, eurokomisioneri Hahn kishte anuluar praninë e tij në Shkup në negociata.
