Pas një sëmundjeje të gjatë, sot në orët e hershme të mëngjesit në Shkup ndërroi jetë Ilmi Toska, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, i burgosur politik dhe anëtar i NDSH-së.
Gjithë jeta e Ilmi Toskës ishte e lidhur me përpjekjet për emancipim dhe avancim të çështjes kombëtare, kurse shtëpia e tij përherë kishte qenë e hapur për personalitete atdhetare nga Kosova e Shqipëria, të cilët përmes Shkupit i zhvillonin aktivitetet e tyre politike e kombëtare.
Toska për vite të tëra jetoi bashkë me familjen në Shkup dhe do të mbahet mend si një prind, shok, bashkëveprimtar i devotshëm.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot pasdite, me iqindi, në varrezat e qytetit, në Butel të Shkupit.
