Kriza aktuale politike në Maqedoni dhe konflikti që ndodhi me nëntë maj në Kumanovë, kanë qenë temat për të cilat është biseduar në takimin e sotëm midis liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe ambasadorit të Kosovës në vend, Ylber Hysa.
Ashtu si përmendet në njoftimin partiak, Zaev ka theksuar se është e vlefshme të mendohet për propozimet eventuale nga përfaqësuesit ndërkombëtar që janë të afërta me qëndrimet e LSDM-së, e me të cilat mundësohet që opozita të jetë garant i kthimit të institucioneve demokratike për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Në takim janë shkëmbyer informacione midis liderit të LSDM-së, Zaev dhe ambasadorit të Kosovës, Hysa për konfliktin në Kumanovë.
