Shmanget tragjedia në Las Vegas

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një prej dy motorëve të një aeroplani të kompanisë British Eruejz është kapluar nga zjarri, në momentin kur fluturakja po përgatitej të fillonte fluturimin nga aeroporti i Las Vegasit.
Për shkak të zjarrit u evakuuan që të gjithë 172 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit, njoftuan zyrtarët. Së paku 13 persona pësuan lëndime të lehta, raportuan mediet britanike.
Zëdhënësi i administratës amerikane për aviacion, Jan Gregor, tha se para se të niste fluturimin u kaplua nga zjarri motori i majtë i aeroplanit. Siç njoftuan agjencitë, zjarri është shuar me shpejtësi.
Në aeroplanin që ishte paraparë të fluturonte për në Londër, në momentin kur ndodhi incidenti ishin të pranishëm 159 udhëtarë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit.
Udhëtarët theksuan se në aeroplan mbretëroi panik dhe njerëzit filluan të klithin, kur brendia e aeroplanit filloi të mbushej me tym./21Media