Me zgjedhjen e Erion Veliajt si kryetar i Tiranës, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, pret që të rriten aktivitetet mes dy kryeqendrave.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti, i ka uruar fitoren Erion Veliajt, por nuk ka lënë anash pa përgëzuar edhe kandidatët tjerë që ishin në garë për të parin e Tiranës.
“Uroj të gjithë kryetarët fitues të zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Erionit i uroj mandat të suksesshëm. Edhe pse bashkëpunimi në mes të Tiranës dhe Prishtinës ka qenë tepër i mirë, ka ende mjaft hapësirë për të shtuar aktivitetin në mes të dy qendrave tona. Në fund i përgëzoj të gjithë kandidatët e Tiranës për fushatën dhe garën”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
