Ende pa filluar mirë mbledhja e paralajmëruar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, u kërkua nga partitë opozitare që të hiqen pikat 3, 4, 5, 6 dhe 7 nga rendi i ditës, derisa Kryetari nuk merr ndonjë vendim për largimin e drejtorit aktual Liburn Aliu nga pozita.
Pasi u arritën votat për heqjen e këtyre pikave nga rendi i ditës, Kryetari i Komunës së bashku me këshilltarët dhe drejtorët e komunës lëshuan sallën.
Me këtë rast, Shpend Ahmeti, tha se puna e komunës po bllokohet për arsye personale dhe politike. Sipas të parit të komunës, derisa do të vazhdohet të largohen pikat më të rëndësishme të Kuvendit, atëherë ekzekutivi nuk do të qëndrojë në sallë, sepse Kuvendi po bëhet jofunksional.
Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të këshilltarëve komunal të PDK-së, Lirak Qelaj, tha se do ishte mirë nëse kryetari Ahmeti do të rrinte së paku për të dëgjuar, sepse ka muaj që nuk ka qenë prezent nëpër mbledhje të Kuvendit. Sipas Qelajt, është më lehtë të ndërrohet drejtori Liburn Aliu sesa i gjithë Kuvendi.
Lirak Çelaj, deputet nga PDK-ja
I këtij mendimi ishte edhe asamblisti i LDK-së, Flamur Shala, i cili tha se Prishtina nuk mund të udhëhiqet nga zyra politike e Vetëvendosjes. Sipas Shalës, LDK nuk do jetë bllokadë për mos vazhdimin e punëve.
Flamur Shala, deputet nga LDK-ja
