Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka vendosur t’i tërheqë përfaqësuesit e vet nga komisionet e aksionarëve në ndërmarrjet publike, pas çka, sipas tij, komisionet e aksionerëve jo të kompletuara, në Pastrimin, Hortikulturën, Ndërmarrjen Publike Banesore, Trafikun Urban, Sport Marketing, Termokos dhe Stacionin e Autobusëve nuk janë funksionale dhe nuk mund të marrin vendime.
Arsyetimi i Ahmetit është se grupet parlamentare të LDK-së dhe PDK-së në Kuvendin e Komunës, në një mbledhje të organizuar nga vetë ata, kanë marrë vendime të paligjshme dhe kanë vendour në komisione njerëz familjarë dhe partiakë.
