Shpend, sa është sahati?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sheshet e Prishtinës! Shumë zhurmë u bë për to, jo u vonuan, jo pllakat nuk janë tamam, jo ashtu jo kështu, por një gjë dihet – ato megjithatë e kanë zbukuruar mesin e kryeqytetit të Republikës së Kosovës!
Sheshi ka fontana, ka edhe përmendore, e do të vendosën edhe të tjera, ka edhe gjelbrim, edhe shitës ambulantorë të librave por edhe të rripave (!), të akullorës por edhe të mineraleve të “Trepçës”.
Ka edhe WC publike që kurr nuk “u përurua”, ka edhe orë publike të cilat ecin sipas qejfit të tyre.
Kjo orë, që shihni në foto ka muaj që tregon 08.05 e askujt nga ata që duhet të merren me mirëmbajtjne e tyre nuk i pengon, anipse po duam të gjasojmë në qytet të madh.
Dhe, aty përfundi orës letra e lajmërime nga më të ndryshmet.
Edhe shumë shtylla të tjera të mbushura me lajmërime dhe in memoriame, e të cilat duhet të kishin vendin e caktuar, tabelat e duhura, ose te e fundmja që të kujdeset dikush për to e të mos “trashën” – njëra mbi tjetrën.
Prandaj, ora e Shpendit (Ahmeti) është ndalur. Do t’ia bëjmë hallall nëse është vetëm kjo orë.
Cikrrima në dukje, por kryeqyteti që mëton të jetë metropol duhet ta bëjë jetën e qytetit! / 21 Media