Në një fabrikë kimikatesh në jug të Francës kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme.
Burime nga Prokuroria pohojnë se në një fabrikë të firmës “LyondellBasell” e cila ndodhet në rajonin Bouches-du-Rhone pranë aeroportit të Marsejës gjatë orëve të mëngjesit kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme.
Theksohet se shpërthimet kanë ndodhur në një fabrikë kimikatesh. Një numër i madh zjarrfikësesh janë drejtuar në vendngjarje.
Ndërkohë që nga ngjarja nuk ka pasur viktima. Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit nga frika e shpërthimit të hidrkarbonit rreth fabrikës u morën masa të rrepta sigurie.
Firma amerikane e kimikateve “LyondellBasell”, në vende të ndryshme të botës ka mbi 11 mijë të punësuar.
