Veriu i Kosovës vazhdon të mos jetë i qetë. Pas incidenteve të fundit që kanë ndodhur në këtë pjesë të vendit, sonte rreth orës 22:50 në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes.
Një qytetar i pjesës veriore ka treguar për Indeksonline se përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia si dhe kreu i policisë Zvezdan Milivojeviq.
Situata është e qetë dhe policia e cila është duke u marrë me rastin.
Indeksonline ka provuar të kontaktojë me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti mirëpo kontakti ka qenë i pamundur.
