Shpërthim pranë konsullatës italiane në Kajro

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dy policë kanë humbur jetën, si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot para konsullatës së Italisë në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.
Policia zmbrapsi turmën e disa qindra njerëzve, të cilët ishin grumbulluar në vendin ku ndodhi shpërthimi.
Siç njoftoi agjencia egjiptiane MENA, një zyrtar i sigurisë ka theksuar se bëhet fjalë për shpërthimin e një autobombe. Deri me tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Sipas hetimeve paraprake, sulmuesit kishin vendosur bombën nën automjetin e parkuar para konsullatës dhe e kanë aktivizuar nga larg./21Media