Kur thoni se diçka do vetëm një minutë, kjo i vë në dyshim aftësitë tuaja dhe lë përshtypjen se i bëni detyrat me nxitim.
Ja disa shprehje që nuk është etike t’i thoni gjatë orarit të punës
“Do të përpiqem”
Kjo frazë tregon se ju mungon besimi tek aftësia juaj për të përmbushur një detyrë. Tregoni se i zotëroni 100 për qind aftësitë tuaja. Nëse ju kërkohet të bëni diçka, bëjeni, por mos thoni se do të përpiqeni, sepse tingëllon sikur të gjitha punët e tjera i bëni pa mundim.
“Nuk është faji im”
Nuk është kurrë një ide e mirë të largoni fajin nga vetja. Nëse keni pasur gisht sadopak në diçka që nuk shkoi mirë, merrni përsipër ta pranoni fajin. Nëse jo, atëherë bëni një shpjegim të qartë dhe objektiv. Përmbajuni fakteve dhe lërini të tjerët të arrijnë në përfundimin e duhur.
“Nuk mundem”
Nuk mundem dhe nuk është faji im janë dy fraza binjake që do të sjellin të njëjtin problem tek ata që i dëgjojnë. Këta persona do të mendojnë se ju nuk doni të merreni me punën e ngarkuar dhe se nuk jeni në gjendje të bëni ç’është e mundur që ta përmbushni atë. Nëse nuk bëni dot diçka, ofroni më mirë një zgjidhje alternative
