Policia e Shtetit gjatë dy operacioneve të realizuara mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër dhe Kukës asgjësoi 768 rrënjë kanabis sativa.
Sipas burimeve policore nga blutë e qytetit të Gjirokastrës u asgjësuan 568 bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Konkretisht janë asgjësuar 420 rrënjë në Gjirokastërdhe 148 rrënjë në Tepelenë. Ngaefektivat e Komisariatit të PolicisëGjirokastër në vijim të kontrollit të territorit përevidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, si dhe mbi bazën e informacioneve tëmarra nërrugëoperative kanëbërëasgjësimin e 420 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa në vendin e quajtur “Qafa e Skërficës” në faqe të malit Kamnik, në afërsi të fshatit Fushë -Bardhë ,Gjirokastër.
Po ashtu edhe nga efektivat e Komisariatit të PolicisëTepelenë, në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, si dhe mbi bazën e informacioneve tëmarra nërrugëoperative kanëbërëasgjësimin e 148rrënjë bimë narkotike në vendin e quajtur “Kurtez” në fshatin Nivicë, Tepelenë. Popunohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Edhe policia e qarkut të Kukësit kryeu një operacion anti-kanabis. Sipas burimeve nga kjo polici mësohet se nga efektivët e komisariatit Tropojë është finalizuar me sukses operacioni i koduar“Graci”.
Gjatë operacionit u asgjësuan rreth 200 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 1 parcelë, teksa është arrestuart në flagrancë autori i kultivimit të bimëve narkotike. I arrestuari është Elez Dega, 28 vjeç, banues në fshatin Grac, Tropojë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë në ngarkim të këtij shtetasi, përveprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “ parashikuar nga neni 284 i K.Pena.
