Shqipëri: Identifikohet autori i vrasjes së turistëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

20-vjeçari donte t’u vidhte makinën
Policia e Shtetit e Shqipërisë njoftoi sot se u zbulua autori i vrasjes se çiftit çek. Ai është Sokol Fran Mjacaj, 20-vjeçar, lindur dhe banues në Lotaj/Dukagjin/Shkodër.
Autori është i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije në bashkëpunim në vitin 2010. Ka bere pese vjet burg dhe ka dale nga burgu para një muaji.
Autorësia është vërtetuar shkencërisht me disa gjurmë daktiloskopike në brendësi të mjetit. Është dokumentuar plotësisht, njoftoi policia. Motivi mendohet të jetë grabitja e makinës.
Rreth 350 policë janë në ndjekje te autorit. Është rrethuar zona e Grudës.
Policia i bën thirrje banorëve të mos strehojnë autorin dhe të kontribuojnë në kapjen e tij.
vrasja