Shqipëri: Plagosën me armë 19-vjeçarin, arrestohen 2 vëllezër

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit Xh.P në Shkozet.
Të arrestuarit janë dy vëllezërit Endri dhe S. Lushtaku 20 dhe 16 vjeç banues në Shkozet.
Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme në oborrin e një servisi automjetesh në lagjen numër 14 në Shkozet.
I plagosuri dhe dy vëllezërit Lushtaku janë takuar rastësisht pranë një servisi, por pas konfliktit verbal mes tyre ngjarja ka degraduar në përdorimin e armëve.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ata kanë nisur të debatojnë mes njëri-tjetrit, ndërsa më pas njeri prej tyre ka qëlluar me një plumb në bark Xh. P.
Banorë të zonës kanë transportuar për në urgjencën e spitalit të plagosurin, i cili sipas njoftimit të policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Blutë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.
Polica dyshon se shkak për plagosjen është bërë një konflikt i mbartur mes dy të rinjve, i nisur katër mua ji më parë për motive të dobëta.
Ndërkohë materialet në ngarkim të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”në bashkëpunim.
Edhe në Sarandë ka ndodhur një plagosje. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin: Aleksandër Mehmetaj, 20-vjeç, banues në lagjen Nr.3, Sarandë pasi dje gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka plagosur lehtë në trup me mjet mprehës (thikë), shtetasit: S.H.,-17 vjeç dhe H.V.,- 20 vjeç, të cilët morën mjekim në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.