Shqipëri, policia zbulon dhe asgjëson 1421 bimë narkotike

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia zbulon dhe asgjëson 1421 bimë narkotike
digjenPolicia e Shtetit ka asgjësuar me djegie 1421 rrënjë kanabis sativa, në kuadër të operacionit kombëtar antikanabis .
Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar në Lezhë, Mirditë dhe Tepelenë.
Tepelenë
Policia nga informacionet e mara në rrugë operative kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në shtratin e përroit midis fshatit Kamçisht dhe Xhaxhaj të Tepelenës. Pas kontrolleve policia ka gjetur dhe asgjësuar 1100 rrënjë bimë narkotike.
Lezhë
Në fshatin Shearre të Lezhës policia ka gjetur dhe asgjësuar 295 rrënjë kanabis sativa. Bima narkotike ishte kultivuar në një parcelë pyjore ndërsa lartësia e bimës ishte 1-1.8 metër.
Mirditë
Gjithashtu gjatë operacionit antikanabis, në lagjen Gazaq të fshatit Rrushkull të Mirditës, në një zonë pyjore policia ka sekuestruar 26 rrënjë bimë narkotike.
Policia Lezhë, Tepelenë dhe Mirditë po punon për indetifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të bimës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimit të bimëve narkotike”, neni 284 i Kodit Penal.