Shqipëria dhe Kosova në festë pas vendimit të Arbitrazhi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për t’ia dhënë 3 pikët Shqipërisë për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit në Beograd, e kanë pritur me gëzim të gjithë shqiptarët, në mbarë botën.
Mediat, portalet dhe rrjetet sociale janë përplot deklarata të gëzueshme dhe entuziaste, për më shumë që këto 3 pikë e afrojnë kombëtaren shqiptare drejt kualifikimit në Euro 2016 në Francë.
Për më shumë, grupi “Tifozat Kuq e Zi” ka nisur organizimin e festës mbarëkombëtare për këtë fitore, duke thirrur shqiptarët që të dalin sonte, të veshur kuq e zi, në sheshet e Tiranës dhe Prishtinës.
Në faqen e vet zyrtare në facebook “Tifozat Kuq e Zi” kanë shkruar:
“Të nderuar shqiptarë,
Sonte kemi festëëëëëëë!
Vishu kuq e zi edhe dil festooo 3 pikëshin e Shqipërisë.
Në Tiranë, prej orës 20.00 në sheshin “Nënë Tereza” dhe
në Prishtinë, prej orës 21.00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ju mirëpresim!”