Shqipëria renditet me ‘cilësinë e jetës’ më të keqe në rajon, bashkë me Maqedoninë. Raporti “Quality of Life” publikon rezultatet e një studimi, ku tregohet se në cilin vend të botës jetohet më mirë.
Sipas vlerësimit të këtij raporti, Shqipëria është një ndër vendet ku cilësia e jetës është më e keqja, bashkë me të edhe Maqedonia. Ndërsa Serbia dhe Kosova renditen më mirë se vendi jonë, shtetet e tjera të Ballkanit bëjnë një jetesë cilësore.
Raporti llogarit ekonominë, nivelin e ndotjes, kujdesin shëndetësor, çmimet, fuqinë blerëse dhe strehimin.
Në vend të parë nga të gjitha vendet e botës renditet Zvicra, ndërsa SHBA-të renditet në vend të dhjetë,transmeton Shekulli.
Ngjyra e gjelbër e theksuar tregon cilësinë më të lartë të jetesës, e gjelbra e hapur, një cilësi të mirë, e verdha cilësi jo të mirë, portokallia, cilësi të keqe dhe e kuqja, vende pa cilësi jetese./21Media


