Kombëtarja jonë, Shqipëria, ka arritur që të nxjerrë një barazim të artë pa gola në udhëtim te Danimarka, sfidë kjo e zhvilluar në Kopenhagen dhe e vlefshme për kualifkimin në Euro 2016.
Telegrafi ka raportuar qysh nga mëngjesi në kohë reale për ndeshjen, teksa të konfirmuar sipas informacioneve tona janë mbi 3 mijë shqiptarë në stadium në Kopenhagen.
E këta tifozë ishin të zëshëm, na bënë të drithërohemi, por jo vetëm. Pasi performanca e lojtarëve të Shqipërisë ishte tepër pozitive, duke u shfaqur më rrezikshëm se sa vendasit e Danimarkës.
Cana startoi në mbrojtje krahas Ajetit, teksa debutoi në krah Xhemshiti. Sulmi ultra i rrezikshëm përbëhet nga Gashi – Cikalleshi dhe Lenjani, që kishin mundësitë e veta.
Pas një dominimi në posedim në start, Danimarka nuk arriti asgjë më shumë.
Ishin djemt tanë që rrezikuan shumë kur pas një harkimi të Lenjanit, ishte Cikalleshi ai që me kokë për pak sa nuk e befasoi portierin Schmeichel.
Në vazhdim ishte sërish Shqipëria që rrezikoi. Së pari Gashi me një gjuajtje nga distanca dhe më pas një superakcion sërish i filluar nga Gashi, e gjeti Lenjanin i cili për pak nuk e kaloi në epërsi Shqipërinë.
Danimarka në pjesën e aprë nuk pati asnjë rast të vetëm, teksa me këtë lojë të çeliktë në mbrojtje dhe të shpejtë në sulm, Kuq e Zinjt mund edhe ta fitojnë këtë ndeshje deri në fund të takimit.
