Shqipëria me rekord historik në renditjen e FIFA-s

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vazhdon periudha e artë e Kombëtares shqiptare të futbollit.
Fitorja 1-0 në miqësoren e 13 qershorit kundër Francës në Elbasan i ka ngjitur kuqezinjtë në vendin e 36-të mes 209 përfaqësuese në renditjen botërore të FIFA-s.
Skuadra De Biazit është përmirësuar me 15 shkallë nga klasifikimi i muajit të shkuar.
Ky është pozicionimi më i mirë në historinë e ekipit tonë përfaqësues, duke përmirësuar vendin e 37-të në të cilin skuadra jonë u rendit në korrik 2013, pas barazimit 1-1 me Norvegjinë në “Qemal Stafa” për kualifikueset e Botërorit 2014.
Me 722 pikë, Shqipëria lë pas Serbinë dhe Greqinë në pozitat 43 dhe 44 përkatësisht.
renditja-rekord-620x437