Numri i familjeve të cilat kanë përfituar ndihmë sociale deri në tremujorin e dytë të këtij viti është 26 mijë e 947, me gjithsej 112 mijë e 563 anëtarë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale ka shënuar rënie për 2 mijë e 825 familje ose shprehur në përqindje 9.5%.
Ndërsa, numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës është 128 mijë e 190. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës është më i madh për 8 mijë e 663 ose shprehur në përqindje 7.2 %.
Numri i përfituesve nga pensionet kontribut pagues të moshës ishte 39 mijë e 47. Krahasuar me tremujorin e dytë të 2014, numri i përfituesve nga pensionet kontribut pagues të moshës është më i madh për 1 mijë e 711 ose shprehur në përqindje 4.6%.
Numri i fëmijëve të braktisur në tremujorin e dytë të këtij viti ishte 7. Krahasuar me TM2 2014, numri i fëmijëve të braktisur është më i vogël për 4 ose shprehur në përqindje 36.3%.
Ky publikim nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skema te pensioneve bazë, pensioneve kontribut pagues, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, të dhëna për shtëpitë për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare etj.
