Shteti Islamik është duke ngadhënjyer

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste në Nju-Jork dhe Uashington, dukej se terrorizmi ishte mposhtur dhe gjunjëzuar, por tani duhet pranuar se terroristët janë duke ngadhënjyer.
Në tekstin me titull “Shteti Islamik po ngadhënjen”, të publikuar në revistën Politiko, Brus Hofman, drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë në Universitetin Xhorxhtaun, shkroi se ka ardhur koha që të pranohet se përgjigjja e Perëndimit ndaj Shtetit Islamik ka qenë një dështim i tmerrshëm.
Hofman, i cili ka qenë anëtar i Komisionit që ka punuar në hartimin e raportit për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, përkujton se kanë kaluar 15 muaj që nga koha kur Shteti Islamik ka pushtuar pothuajse gjysmën e Irakut, duke shpallur kalifatin dhe se që nga ajo kohë, ndikimi i kësaj organizate vetëm sa është forcuar.
Hofman tërhoqi vërejtjen se Shteti Islamik nuk duhet të vlerësohet vetëm si një fenomen lokal, i cili kufizohet vetëm në territori e Lindjes së Afërt.
Kjo organizatë tani ka baza në së paku 6 shtete dhe mbulon një hapësirë prej Perëndimit dhe Veriut të Afrikës, deri në Gadishullin e Arabisë, Sinai, Azinë e Jugut dhe Kaukaz.
Vetëm gjatë vitit të fundit, kjo organizatë ka inspiruar sulme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Kanada, Francë dhe Belgjikë, shkroi Hofman.
Ai më tutje shtoi se bota në analet e terrorizmit ende nuk ka parë një kërcënim si Shteti Islamik, sa i përket madhësisë, armatimit të luftëtarëve, në kombinim me aftësitë e tyre për të pushtuar dhe mbajtur nën kontroll territoret./21Media