Shteti Islamik kërcënon kancelaren gjermane, Angela Merkel

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shteti Islamik ka publikoi një video-xhirim të ri, në të cilin pjesëtarët e kësaj organizate u zotuan se do të ndërmarrin sulme terroriste në Gjermani dhe Austri dhe kërcënuan personalisht kancelarin gjermane, Angela Merkel.
Në një video-xhirim, për të cilin besohet se është i pari i publikuar nga pjesëtarët e Shtetit Islamik në gjuhën gjermane, xhihadistët kërcënuan personalisht kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Ata gjithashtu u betuan se do të ndërmarrin sulme terroriste në Gjermani dhe Austri, për shkak të derdhjes së gjakut të myslimanëve në Afganistan.
Në xhirimin në kohëzgjatje prej pesë minuta, dy pjesëtarë të Shtetit Islamik i bëjnë thirrje në gjuhën gjermane myslimanëve në Evropë që ti bashkohen organizatës së tyre në Siri dhe Irak, si dhe që ti bashkohen xhihadit në Austri dhe Gjermani. Ata gjithashtu bënë thirrje që të vriten të gjithë të pafetë në shtëpitë e tyre dhe kudo që janë.
Një nga xhihadistët ju drejtua personalisht Merkelit dhe kërcënoi atë se do të hakmerret për gjakun e derdhur të myslimanëve në Afganistan, ku Gjermania ka qenë e përfshirë në aksione anti-terroriste, si dhe për shkak të furnizimit me armatim të atyre, të cilët po luftojnë kundër Shtetit Islamik.
Përderisa po kërcënonin Merkelin, xhihadistëqt vranë dy pengje, për të cilët besohet se ishin ushtarë sirianë. Mediet gjermane islamistët në video i identifikuan si Abu Al Almani, nga Gjermania dhe Mihamed Mahmud, nga Austria/21 Media