Shtyhet operacioni për çlirimin e Mosulit nga DAESH

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zv.kryetari i Këshillit të qytetit Mosul, Nurettin Kaplan njoftoi se operacioni për çlirimin e Mosulit nga DAESH është shtyrë për në vjeshtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kaplan në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Operacioni i Mosulit mbeti për në vjeshtë, pasi qeveria qendrore e Irakut në çdo rast ‘nuk pranon kalimin në Mosul’ pa pastruar Ramadin nga DAESH. Operacioni për Mosulin nuk do të nisë në një kohë të afërt kur për shpëtimin e Ramadit ka ende shumë gjëra për të bërë. Përmbledhja e ushtrisë pas operacionit të Ramadit dhe planifikimi i një plani serioz do të marrë patjetër kohë. Gjithashtu operacioni për Mosulin nuk është aq i lehtë se sa mendohet”.
Mosuli qyteti i dytë më i madh në Irak kaloi nën kontrollin e DAESH më 10 qershor 2014.