Mbledhja e Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës e cila ishte thirrur për sot në orën 11:00 nuk do të mbahet.
Këtë për KosovaPress e konfirmoi deputetja e Partisë së Drejtësisë Labinotë Demi – Murtezi, e cila tha se mbledhja është shtyrë për nesër.
“Ka qenë për sot në orën 11:00, por na lajmëruan se është shtyrë. Mbledhja është shtyrë për nesër dhe besoj që koha e mbajtjes do të jetë e njëjtë”, tha Murtezi për KosovaPress.
