Eshtë shuar në moshën 87 vjeçare etnologia e shquar Andromaqi Gjergji.
Ajo lindi në Korçë në vitin 1928 dhe gjithë jetën e saj ia kushtoi studimit të veshjeve popullore shqiptare. Rezultatet e kërkimeve të gjata shkencore në terren dhe të studimeve të saj i ka pasqyruar në një varg artikujsh dhe në veprën përgjithësuese:“Veshjet shqiptare në shekuj”
Andromaqi Gjergji është e para grua anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe një studiuese e rrallë në fushën e veshjeve popullore shqiptare. Me veprat studimore të saj, ajo i ka lënë vendit një pasuri të çmuar në fushën e etnologjisë shqiptare. Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Ndarja e saj nga jeta është një humbje e madhe njerëzore dhe shkencore.
