Aknet e shpinës nese ne duam që të veshim një fustan janë shumë problem, duke qenë se ne nuk do të ndihemi rehat. Ekzistojnë disa shkaqe të ndryshme, të cilët ndikojnë në shfaqjen e akneve në zona të ndryshme të trupit. Disa nga shkaqet janë:
Produktet që përdorni për trupin si; (shampo e trupit, shampo e kokës dhe zbutësi, kremi hidratant, kremi mbrojtës i diellit, vaji i masazhit) mund të ndikojnë në bllokimin e poreve duke shkaktuar shfaqjen e akneve. Duhet të keni kujdes kur shpëlani flokët, të mos i lejoni të bien mbi shpinë. Kjo do të evitojë kontaktin me shampon dhe zbutësin e flokëve.
Rrobat që përdorni
Disa rroba ju irritojnë lëkurën kontakti i lëkurës me një bluzë jo të rehatshme mund të shkaktojë rritim të lëkurës e si pasojë shfaqje të akneve. Pasi keni bërë ushtrime fizike apo ecje të gjatë, bëni dush, sepse në të kundërt mund të përballeni edhe me probleme të tjera të lëkurës.
Aknet janë të trashëguara
Nëse anëtarë të tjerë të familjes kanë akne në shpinë, ju jeni më të prirur që t’ju shfaqen. Por mos u shqetësoni, pasi dermatologu mund t’ju rekomandojë antibiotikë oralë që parandalojnë shfaqjen e tyre.
Ushqimi i gabuar është tregues i rëndësishëm
Shmangni ushqimet e rënda me shumë yndyrë nëse doni një shpinë pa akne. Hani në mënyrë të ekuilibruar. Disa studime tregojnë se njerëzit që përdorin dieta me përmbajtje të lartë të qumështit, kanë më shumë mundësi të preken nga shfaqja e akneve
