Thuhet se 20 %e grave vuajnë nga aknet në moshën 20 – 30 vjeç, të cilat shkaktohen nga stresi ose ndonjë çrregullim i hormoneve,nga dermatologë të shumtë rekomandohet që për një lëkurë të pastër mjaft e rëndësishme është edhe komibinimi ushqimeve, e mënyra më e mirë është të kombinohet ushqimi me ajrin e pastër,ushtrimet gjimnastikore si dhe kujdesi maksimal për lëkurën. Është e sigurt që do të keni ndryshime.
Qumështi:
Shpesh herë eliminimi i produkteve të qumështit nga dietat mund të stimulojë shfaqjen e akneve në zona të ndryshme të trupit. Qumështi është i pasur me fibra, vitaminë E dhe acid folik të cilat ndihmojnë në përfitimin e një lëkurë të shëndetshme.
Panxhari i kuq:
I pasur me vitaminë A, kalium, natrium, vitaminë E, renditet në ushqimet më të mira për eliminimin e toksinave nga trupi.
Hudhra:
Vret bakteriet dhe viruset e ndryshme duke përfshirë edhe ato që shkaktojnë akne apo infeksione të tjera të lëkurës. Mund ta konsumoni të copëtuar në një sallatë ose të pagatuar.
Brokol:
Përmban antioksidantë si: vitamina A, B, C, E, dhe K. Të gjitha këto ndihmojnë për ti shtuar lëkurës shkëlqimin dhe për rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Për të marrë maksimumin nga brokoli konsumoheni të pagatuar.
Veza: përmban zink, selen dhe plot proteina të tjera të cilat shërbejnë për pastrimin e lëkurës.
