Si ta stimuloni mendjen e fëmijës tuaj

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në trurin e fëmijëve, nën ndikimin e faktorëve të jashtëm si drita, ngjyrat, zhurmat, aromat, krijohen me miliarda lidhje qelizore, të nevojshme këto për përpunimin e aftësisë së të kuptuarit të gjërave.
Shkencëtarët e fushës mendojnë se nxitja e krijimit të këtyre lidhjeve përmes impulseve që vijnë nga mjedisi krijon një premisë të mirë për zhvillimin e trurit tek ata. Ndaj sa me i pasur të jete mjedisi ku rriten fëmijët me të tilla impulse që zhvillojnë shqisat, aq më mirë dhe aq më shumë zhvillohet hemisferat trunore.
Më poshtë po përshkruajmë 14 mënyra për të krijuar një ambient stimulues për trurin e fëmijëve tuaj.
1. Mbajeni në krah fëmijën sa me shpesh. Kontakti fizik me prindërit frenon sindromen e mungesës eventuale të kujdesit në fazat e tjera.
2. Praktikoni bërjen e mimikave faciale. Është provuar qe fëmijët reagojnë me mire dhe me shume ndaj prindërve qe e kane te zhvilluar këtë aftësi.
3. Praktikoni lojërat me fjale. Këto zhvillojnë aftësitë gjuhësore te tyre.
4. Praktikoni rikrijimin e figurave fëminore qe gjenden ne revistat e posaçme për ta. Kjo ndihmon ne zhvillimin e kreativitetit.
5. Nxitini ata qe te lexojnë me zë te larte.
6. Mësojini ata te shkojnë ne biblioteke.
7. Ndiqni se bashku evente artistike dhe kulturore.
8. Kufizoni kohen e qëndrimit përpara kompjuterit.
9. Zbuloni vende te reja.
10. Shndërrojeni dreken ne një “ore mësimi”. Nxitini ata te flasin për atë qe kane kaluar gjate ditës.
11. Këndojini atyre ninananan. Veçanërisht ne vitet e para. Kjo është një mënyrë tjetër e zhvillimit te kreativitetit.
12. Hera herës përdorni edhe fraza me komplekse. Edhe kjo i ndihmon ata ne përpunimin e aftësive gjuhësore.
13. Nxitini fëmijët te merren lojëra, veçanërisht dacin. Kjo ndihmon ne forcimin e kujtese qe ka lidhje me lëvizjet.
14. Bëjini fëmijëve dhurata ne përputhje me moshën dhe mundësitë.