Si të kujdesemi për lëkurën me yndyrë në verë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ja disa këshilla për te zgjedhur produktet e duhura për kujdesin e lëkurës tuaj.
1. Kuptoni lëkurën tuaj
Lëkura me yndyre ka si karakteristikë kryesore mbi prodhimin e sebos. Kjo veçori derivon nga shkaqe të ndryshme, nga hormonet, stresi, nga një ushqyerje jo korrekte. para se te zgjidhni cili është kujdesi i duhur veror qe përshtatet me shume me lëkurën tuaj me yndyre është mire te kuptoni arsyet se për se shfaqet ajo.
2. Mos e lani shume shpesh fytyrën
Tundimi është i forte mbi te gjitha kur bën nxehte por te lani shpesh fytyrën kur keni një lëkurë me yndyre nuk është diçka e mire. Kështu do te rrezikonit te rrisni edhe me shume prodhimin e sebos dhe ne veçanti nëse përdorni produkte shume agresive.
3. Planifikoni kujdesin tuaj për lëkurën
Preferoni përdorimin e larësve delikat me formule jo domosdoshmërish specifike për lëkurë me yndyre. Përshtatini kësaj tipologjie lëkurë tonik soft i cili te mos përmbajë alkool dhe një krem fytyre me formule te lehte. Mos harroni te bëni maska për fytyre dhe një scrub te lehte një here ne jave pa e tepruar me përdorimin e këtyre trajtimeve.
4. Mos harroni letrat që thithin sebon
Një nder zakonet për kujdesin e lëkurës është ajo qe te mbani gjithmonë ne çante letra qe thithin sebon ne mënyrë qe te keni mundësi te tampononi fytyrën dhe te largoni shkëlqimin tipik te lëkurës me yndyre ne çdo moment.
5. Beni kujdes me zakonet tuaja
Lëkura me yndyre nuk ka domosdoshmërish akne por një lëkurë oleoze rrezikon ti krijoje ato. Ne te kundërt nga sa mendoni ka disa zakone jo te mira qe mund t’u bëjnë t’u shfaqen puçrrat.
6. Hidratoni mire lëkurën
Hidratimi i lëkurës me yndyre është shume i rëndësishëm, mos mendoni se keni një lëkurë me yndyre dhe nuk duhet te përdorni një krem hidratues. Zgjidheni atë me një formule te lehte.
7. Te zgjidhni kremin e duhur solar
Ne vere, natyrisht është e ndaluar te mos aplikoni kremin solar. Zgjidhni një i cili është specifik për lëkurën me yndyre. Ne treg ekzistojnë shume te tille te cilët kane një formule te lehte.
8. Grimi
Mendoni te aplikoni një fondotinte te lëngshme dhe e cila ju mbulon shume është me te vërtet një torture. Nëse keni lëkurë me yndyre synoni për një fondotinte minerale ne gjendje t’u mbuloje defektet por ne te njëjtën kohe te funksionoje edhe si thithës yndyre.