Si të kuptoni se kush ju ka fshirë nga Facebook

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Është krijuar një aplikacion që ju ndihmon të shikoni nëse ju ka fshirë ndonjë shok nga rrjeti social.
Aplikacioni, i quajtur “Who Deleted Me on Facebook”, zbulon cilët miq ju kanë larguar nga sajti. Ai tregon gjithashtu se cilat llogari të miqve tuaj janë çaktivizuar dhe kush është online.
Aplikacioni mund të shkarkohet falas në pajisjet iOS dhe Android. Është krijuar edhe një version i aplikacionit për shfletuesin Chrome. Sapo të instaloni këtë aplikacion, ju mund ta lidhni atë me llogarinë tuaj në Facebook.
Pastaj do të mund të shihni kush ju ka fshirë, kë keni fshirë dhe përdoruesit të cilët kanë çaktivizuar llogaritë e tyre.