Si të luftoni stresin gjatë orarit të punës!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Studim/Nëse akoma nuk keni dëgjuar rreth meditimit, është koha të dini disa gjëra të rëndësishme. Meditimi nxit energjinë, ju ndihmon në procesin e përqendrimit, redukton stresin dhe ankthin, rrit elasticitetin dhe ju ndihmon për të qëndruar më të qetë.
Zyra është vendi ideal për të medituar për disa minuta. 10 -15 minuta në ditë janë të mjaftueshme për të luftuar stresin.
Si fillim gjeni një hapësirë- qëndroni në një dhomë të qetë për 15 minuta çdo ditë, pa telefon, qëndroni ulur në karrige.
Kushtojini pak kohë- sado e ngarkuar të jetë dita juaj, përpiquni të gjeni 15 minuta dhe praktikoni frymëmarjen e thellë, do të ndiheni të lehtësuar.
Meditoni- nëse nuk e keni praktikuar më parë, ka plot libra apo video që ju udhëzojnë si ta zhvilloni këtë proces. E rëndësishme është të qëndroni larg nga mendimet negative./BBC/