Të gjithë i duam pushimet por edhe ato kanë vështërisitë e veta. E një problem që më shume ndoshta e kanë femrat është se duan të marrin shumë gjëra me vete në valigjet e tyre.Këtu i keni disa këshilla se si të përgatitni një valigje sa më të lehtë.
1.Bëj një listë të asaj që ke ndërmend të marrësh me vete, duke ngritur pyetjen sesa me vlerë mund të jetë për udhëtimin që do të bësh. Ndërkohë që ki parasysh se shumë gjëra mund t’i gjesh edhe në hotel. Për shembull mund të mos jetë nevoja të marrësh pizhama, përderisa zakonisht hotelet janë të pajisur me sistemin e duhur të ngrohjes, apo ftohjes. Gjithashtu mos harro të kontrollosh temperaturën e vendit ku do të shkosh, për të bërë më pas edhe zgjedhjen e veshjeve, gjithmonë sipas kohës së atjeshme.
2.Ndaji bluzat veç, të brendshmet veç, apo pantallonat veç, nëpër qese të veçanta, sepse kështu mund të zënë më pak hapësirë në valixhe. Për më tepër, kur të hapësh valixhen, do të gjesh edhe më lehtë atë për të cilën ke nevojë. Kështu shmanget edhe njollosja, në rast se do të ketë ndonjë derdhje të lëngjeve kozmetike, apo parfumeve, që natyrisht s’duhet të mungojnë në valixhe.
3.Përsa i takon sistemimit ki parasysh te vendos pantallonat, apo xhaketat në pjesën e fundit të valixhes. Pastaj vijne këmishat dhe veshjet e tjera. Me pas vjen radha e qeseve me të brendshmet, bluzat, apo edhe këpucët. Mos harro të mbushësh edhe xhepat, natyrisht me gjëra që mund t’i nxënë, si për shembull furçën e dhëmbëve, pastën e rrojës, apo edhe ndonjë ilaç që mund të marrësh me vete.
