Siberi: Së paku 15 të vdekur nga zjarri , shumë shtëpi të shkatërruara

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një zjarr i madh ka përfshirë rajonin e Kakasias, në jug të Sibirit, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën së paku 15 persona dhe është shkaktuar një dëm në vlerë prej 96 milionë dollarë, kanë njoftuar sot zyrtarët rajonal.
Sipas një zyrtari lokal, 78 persona janë dërguar në spital, si rezultat i zjarrit që po vazhdon që disa ditë dhe po përhapët si pasojë e motit të thatë dhe me frymë.
Sipas medieve ruse, me mijëra banorë të Kakazias kanë mbetur pa kulm mbi kokë si pasojë e zjarrit.