Simboli kolumbian"kapela" po pushtonë tregun

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sombrero vieltiao, që në spanjisht do të thotë kapele e kthyer, ka lindur në qytezën Tuçin, ku sot jetojnë vetëm 35 000 banorë. Cilësia e kapeles vendoset nga numri i fibrave të ndërthurura. Sa më fleksibël të jetë ajo, aq më e lartë është edhe cilësia.
“Sombrero vueltiao”, një emblemë e kulturës Zenu, është ringjallur së fundmi, duke rikthyer në vëmendjen të turistëve por edhe vendasve, një traditë mijëravjeçare, të përhapur në zonë shumë kohë para kolonializimit.
Blanka Munjoz, drejtuese e shoqatës që që mbështet futjen e proëesit të thurjes së kapeleve në listën e Trashëgimisë Kulturore të vendit, thotë që ato janë një burim i rëndësishëm të ardhurash për mijëra familje, sekreti i ndërtimit të ture kalohet brez pas brezi ndër vite.
Një prej punëtorëve më të zonja të kapeleve në zonë është Odalis Morales, një artizane 36-vjeçare, e lindur pa të dy duart, e cila kryen mrekulli duke punuar me këmbë.
“Kështu mëson që pesë vjeç se si thuren kapelet, të gjithë fëmijët dinë ta bëjnë. Unë nisa kur isha tetë vjeç sepse më mungonin gjymtyrët e sipërm. Por ndërtimi i këtyre kapelve është në venat tona, në kulturën tonë dhe është një simbol i vendit tonë”.