Rreth 67 për qind e francezve besojnë se kancelarja gjermane Angela Merkel, është drejtuesja e Bashkimit Evropian (BE). Këto janë të dhënat e sondazheve të kryera në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kur bëhet fjalë për ndikimin në BE supozohet se Merkel është figura më e rëndësishme. Gazeta Le Parisien publikoi një studim, sipas të cilit 67 për qind e francezëve besojnë se emri më i rëndësishëm në mekanizmin e vendimmarrjes së BE-së është ai i Merkel-it.
Rreth dy për qind e të anketuarve besojnë se presidenti francez Francois Hollande është njeriu më me ndikim në mekanizmin e vendimmarrjes në BE.
Një tjetër rezultat interesant i anketës tregon se besimi në rënie të francezëve ndaj BE-së. Rezultatet tregojnë se 26 për qind e francezëve ende mendojnë se BE-ja është “një burim i shpresës” për të ndërtuar të ardhmen. Megjithatë, në 2003 61 për qind e francezëve kishin besimi tek BE-ja.
Ndërkohë aktualisht, 43 për qind besojnë se BE-ja është vetëm një “burim shqetësimi”.
Një nga arsyet më të mëdha për këtë vlerësim se francezët besojnë që BE-ja nuk është një zgjidhje për vendin, ka të bëjë me gejndjen e vendeve si Spanja, Portugalia, Italia dhe Greqia të cilat janë të kapluara nga kriza ekonomike.
