Sipas agjensisë së lajmeve ‘Reuters’, ushtria siriane ka nisur përdorimin e armëve të reja kundërajore dhe tokësore me të cilat është furnizuar nga Rusia.
“Armët janë të efektivitetit dhe saktësisë së lartë, duke shënjestruar me një precizion tepër të mirë objektivat”, tha burimi në përgjigje të një pyetjeje të bërë në lidhje me mbështetjen ruse.
Zyrtarët e ushtrisë siriane kanë deklaruar se ushtarët janë trajnuar mbi përdorimin e këtyre armëve, tranmseton Gazeta Blic.
Qeveria ruse ka bërë të ditur se mbështetja ushtarake ndaj Damaskut synon të forcojë luftën kundër terrorizmit, ruajtjet e shtetit të të Sirisë, si dhe parandalimin e një ‘katastrofe’ në rajon.
Ndërkaë, Uashingtoni, që kërkon largimin e Assadit nga pushteti, ka bërë të ditur se – sipas besimit të tyre, – Rusia po ndërmerr një hap të rrezikshëm ushtarak, pasi me praninë e saj mund të përkeqësojë dhe përshkallëzojë luftën civile në Siri.
