“Smajl”, dokumentari për shqiptarin që shkoi në Gjermani për një magnetofon

НАЈНОВИ ВЕСТИ

“Smajl”, është filmi dokumentari që tregon historinë e familjes Hoxhaj, një familje e cila qysh në vitet e 70-ta migroi në Gjermani, ku personazhi kryesor i këtij dokumentari është Ismajl Hoxhaj i cili kishte shkuar në Gjermani për të blerë një magnetofon, por që rrethanat e asaj kohe e detyruan në njëfarë mënyre të qëndroj e ta marrë gjithë familjen.
Ky film dokumentar ka për regjisor, Philipp Majer i cili është një shok i ngushtë i familjes Hoxhaj dhe në bashkëpunim me vajzën e personazhit kryesor, që është Zymryte Hoxhaj ranë dakord që ta bëjnë këtë film dokumentar.
“Në këtë film dokumentarë bëhet fjalë për jetën dhe veprën e babit tim, i posa ardhur në Gjermani, shtet i cili atëherë ishte në rizhvillim dhe kishte shumë emigrantë nga Ballkani dhe u përball me shumë vështirësi”, ka thënë Zymryte Hoxhaj, e cila ka shpjeguar më pas se në këtë dokumentar janë përfshirë edhe zhvillimet politike me të cilat janë përballë shqiptarët në atë kohë, si dhe lëvizjet dhe aktivitetet e diasporës(transmeton Kultplus)
Ky dokumentar nuk përmban vetëm një temë por prekë shumë tema, dhe tregohet një jetë klasike e një emigranti kosovar, e ky dokumentar sipas autores, Zymryte Hoxhaj mund të shihet si një simbol për shumë familje që në atë kohë kanë shkuar në Gjermani. “I vetmi fakt që e dallon historinë e babait tim nga të tjerët është se ai ka ardhur për një magnetofon”, theksoi ajo.
Sipas autores, Hoxhaj ky dokumentar ende nuk e ka datën e saktë se kur do të shfaqet, por padyshim që premiera e tij do të jepet ne Saarbrücken ne Gjermani, pasi që është financuar nga Instituti i Medieve të këtij vendi. E premtimin që e bëri Zymryte Hoxhaj është se do ta dërgojë nëpër festivale të ndryshme, ndërsa në Kosovë do ta sjell vitin e ardhshëm.