Komuna e Prishtinës sot do të publikojë rezultatet e vizitave sistematike shëndetësore në shkollat e Komunës së Prishtinës.
Publikimi i këtyre rezultateve do të bëhet në një konferencë për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia
Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë edhe stafi përgjegjës për mbledhjen dhe përpunimin e informatave nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.
