Sot hapet pishina e Gërmisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas restaurimit, pishina e Gërmisë nga sot do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që freskinë nga këto ditë të nxehta vere do ta kërkojnë në hapësirat e saj.
Thellësia në këtë pishinë nga katër metra sa ishte më parë, është bërë në 1.80 metra. Ndërsa, në dispozicion do të jenë edhe zhveshtoret e ndara për gjini.
Gjithashtu, tashmë i gatshëm është edhe parkingu në afërsi të pishinës së Gërmisë, me një kapacitet prej 100 vendeve të parkingut.
Emrush Hyseni, menaxhues i pishinës në Gërmi tha se për të gjitha përgatitjet kanë përfunduar. Sipas tij, siguria dhe pastërtia në pishinë do të jetë shumë më e madhe.
Njëherit shtoi se çmimet do të jenë të volitshme dhe të arsyeshme për qytetarët.