Dokumentari “Kangë e Defa”, realizuar nga Fatime Kosumi dhe Vincent Moon do të shfaqet sot në Berlin të Gjermanisë, në Babylon gjatë Berlin Short Festival
Dokumentari sjellë rapsodinë shqiptare dhe sidomos gruan në këtë rapsodi gjatë viteve. Dyshja ka udhëtuar nëpër Kosovë në pjesë të ndryshme duke takuar gra që kanë performuar këtë zhanër në Zym, Romaje, Prizren, Dragash, Gjilan, Shurdhan e Prishtinë. Pjesa e këngëve kur vajzat bëhen nuse, dhe kur kalojnë në një fazë tjetër, është po ashtu një ndër elementet e këtij dokumentari.
Këngët e tilla festojnë ritualet religjioze, martesën e traditat shqiptare.
