Sot mbahet miniolimpiada për personat me aftësi të kufizuara

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot do të mbahet miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara,ku do të marrin pjesë më shumë se 400 të rinj.
Hapja e miniopimpiadës do të bëhet në ora 11:00.
Në hapje do të marrin pjesë ministri i Punës dhe MirëqeniesSociale, Arban Abrashi, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, ambasadori i Ambasadës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, gjeneralmajori, Francesco Paolo Figliuolo – KFOR.
Miniolimpiada do të zgjasë dy ditë radhazi ku do të zhvillohen gara në Basketboll,Handboll, Picado, Shah, Shënjëtari etj.