Sot, e premte, me fillim nga ora 10:00 e mëngjesit, në qendër të qytetit të Pejës do të zhvillohet turneu i Streetballit, që do të na dhurojë edhe Superfinalistin e 6-të, për Superfinalen e 18 korrikut në Prizren.
Të dashuruarit në lojën e streetballit, do të kenë mundësi të luajnë në dy kategori: profesionale dhe amatore.
Në kategorinë profesionale, komplet ekipi mund të jetë i përbërë prej lojtarëve aktiv dhe këtu nuk ka limit.
Vjet turneu i Pejës, ishte jashtëzakonisht cilësor me tetë ekipe, me skuadrën Istogu që triumfoi në fund, pas tetë pjesëmarrjeve në turneun e Streetballit në Pejë.
“Ftohen të gjithë lojtarët e basketbollit pejan, që të bëjnë ekipe të forta të streetballit, qoftë për kategorinë profesioniste apo amatore, në mënyrë që ta kemi turneun më të fortë dhe më të bukur që ndonjëherë e kemi pasur në Streetball”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Sivjet garat zhvillohen në dy kategori, në atë amatore dhe Profi dhe janë rritur për trefish shpërblimet për ekipet fituese, në të dy kategoritë.
Nga sivjet, është kthyer çmimi “7 ditë në Turqi, dorën n’ xhep pa e shti”, për fituesin e Superfinales në kategorinë Profi.
Shpërblimi është paraparë edhe për fituesin e Superfinales në kategorinë amatore, 800 euro do të ndahen për kampionin.
