Sot vendimi për ndërprerjen e paraburgimit për Oliver Ivanoviqin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Trupi Gjykues do të dëgjojë sot dëshmitarin e fundit të Prokurorisë në rastin Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarve tjerë, dhe pastaj do të marr vendimin nëse do të ndërpritet paraburgimi ndaj tij dhe të akuzuarit Dragolub Delibashiq.
Avokati Lubomir Pantoviq, ka thënë për KosovaPress se sot është ditë e rëndësishme, sepse pas nëntë muajsh, do të dëgjohet dëshmitari i fundit i Prokurorisë në këtë proces.
“Pas dëgjimit të dëshmitarit të sotëm do të mbahet seanca e mbyllur në të cilën do të vendoset nëse do të ndërpritet paraburgimi për Oliver Ivanoviq dhe Dragolub Delibashiq”, theksoi Pantoviq.
Ai shtoi se avokatët do të ofrojnë një sërë argumentesh në bazë të të cilave nuk ka arsye ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, dhe që kjo masë të zëvendësohet me burg shtëpiak, apo ndonjë masë tjetër më të butë.