Spanjë, 7 persona lëndohen në festivalin e vrapimit të demave

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në qytetin spanjoll Pamplona dje ka filluar festivali “San Fermin”, një manifestim kulturor i njohur për vrapimin me demat i cili çdo vit mbledh një numër të madh shikuesish nga Spanja dhe gjithë bota.
Sot është mbajtur gara e parë ku kanë marrë pjesë gjashtë dema përpara të cilëve kanë vrapuar njerëz të shumtë për rreth dy minuta e 30 sekonda. Gjatë vrapimit, ashtu si edhe viteve të kaluara, janë shënuar momente mjaft të rrezikshme dhe interesante.
Sipas njoftimeve të ekipeve mjekësore, janë plagosur shtatë persona, një nga goditja e demit, ndërsa të tjerët nga pasojat e rrëzimit gjatë garës. Persona të lënduar janë dërguar në spitalin më të afërt.
Festivali “San Fermin”, më i njohuri për vrapimin në rrugë me demat, pritet të zgjasë tetë ditë.
Sipas të dhënave statistikore, që nga viti 1924 deri më sot në garën me dema 15 persona kanë humbur jetën,transmeton AA.
“San Fermin” ka traditën që daton nga mesjeta, ndërsa Pamplona në ditët e festivalit pranon deri 1,5 milionë turistë.