Stabilizohet prodhimi nga "Kosova B"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këtyre ditëve nga Korporata Eletroenergjetike e Kosovës kanë arritur lajme të këqia se për shkak të vjetërsisë së kapaciteteve tenike, ka pasur telashe dhe se prodhimi ka rënë dukshëm.
Përmes një kumtese KEK-u ka njoftuar se “pavarësisht kësaj, fale angazhimit te pashoq te gjithë punëtorëve ne te gjitha hallkat e ndërlidhura te punës dhe menaxhimit efikas, brenda afatit rekord, është eliminuar defekti teknik ne stabilimentet e përbashkëta te furnizimit me qymyr te Termocentralit Kosova B.”
Si rezultat i këtij angazhimi, njësia B2 tashme është duke prodhuar me kapacitet optimal, përderisa njësia B1 gjate orëve te mbrëmjes do te jete ne dispozicion për prodhim dhe se gjatë orëve të mbrëmjes të ditës së sotme pritet që prodhimi i energjisë elektrike të stabilizohet ne tërësi sipas planit.