Stojanoviq: Po Gjykatës Speciale, jo FAK-ut

НАЈНОВИ ВЕСТИ

“Lista Serbe do ta votojë amendamentin kushtetues që hap rrugë për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, por nuk do të votojë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, në formën që ekzistojnë propozimet tash për tash”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe.
Ndërkaq lidhur me formimin e FAK-ut Stojanoviq ka thënë:
“Para së gjithash, mendoj se unë i jam qasur mjaft seriozisht kësaj teme dhe nganjëherë më shumë më përngjan në folklor politik se sa në qëllim serioz që kjo të ndodhë. Jo vetëm Lista Serbe, por edhe përfaqësuesit serbë në mandatin e kaluar, nuk i kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese, që është dashur të sjellin deri te formimi i Ushtrisë së Kosovës, në formën, për të cilën edhe tash janë propozimet.
Para së gjithash, kërkohet një dialog serioz. Nëse dikush kërkon nga ne që të mbështesim diçka, atëherë duhet që të marrim pjesë në atë proces. Ndërkaq, në propozimin aktual, ka mjaft gjëra, me të cilat ne nuk pajtohemi. Siç thash, kur dikush me ne nuk bën dialog serioz, atëherë është e pakuptimtë që të pres mbështetjen tonë për diçka të tillë”.