Austria ka ndërprerë procesin e përpunimit të kërkesave për azil, për të ushtruar trysni ndaj shteteve tjera anëtare të Bashkimit Evropian që të bëjnë më shumë në ndaljen e valës së imigrantëve, të cilët ja kanë mësyrë Evropës, ka deklaruar ministrja e Brendshme e Austrisë, Johana Lajntner.
Ajo nënvizoi se Vjena duhet të ndal “ekspresin e azilantëve” dhe të bëhet një shtet më pak joshës për refugjatët, në krahasim me shtetet tjera anëtare të Bashkimit Evropian.
Lajtner ripërsëriti kërkesën dërguar shteteve tjera anëtare të unionit që të miratojnë propozimet e Komisionit të Evropës për pranimin e azilantëve.
Ministrja e Brendshme e Austrisë tha se deri me tani ka pasur deklarata të izoluara për gatishmërinë për pranimin e refugjatëve. Sipas të dhënave të Qeverisë së Austrisë vetëm gjatë këtij viti numri i kërkesave për azil në vend është rritur për 160 për qind.
Komisioni i Evropës ka propozuar që 40 mijë azilantë nga Greqia dhe Italia gjatë dy viteve të ardhshme të shpërndahen në shtetet tjera të Bashkimit Evropian. Shtetet anëtare duhet ta pranojmë propozimin, para se ai të miratohet, por pritet se disa shtete do ta kundërshtojnë atë./21Media
