Sudani Jugor, 32 të vdekur nga kolera brenda 1 muaji

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kolera në Sudanin e Jugut që nga fundi i majit mori 32 jetë njerëzish, dhe një në pesë viktimave nga kjo sëmundje ishte fëmijë, tha UNICEF.
Zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac tha se në Sudanin e Jugut deri më sot janë infektuar më shumë se 700 njerëz, duke përfshirë kryeqytetin Juba dhe qytetin qendror të Bor. Boulierac tha se në Sudanin e Jugut që nga fundi i majit e këtej numri i vdekjeve nga sëmundja e kolerës arriti në 32, në mesin e tyre në çdo 5 viktima një është fëmijë,raporton (AA).
UNICEF më parë kishte pohuar se më shumë se 5 mijë fëmijë në Sudanin e Jugut janë në rrezik të infeksionit të kolerës.
Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se në këtë vend gjatë 2014 më shumë se 6.000 persona janë infektuar nga kolera nga të cilët 167 kanë humbur betejën e tyre me këtë sëmundje.