Suharekë: Bimë narkotike në bahçe

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në mëngjesin e sotëm, Policia e Suharekës ka kryer një bastisje në kopshtin e një qytetari në rrugën “Nëna Terezë” në kërkim të bimëve narkotike për të cilat posedonte informata inteligjente të cilat bënin me dije se një i dyshuar i kishte mbjellë në pronën e tij.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale shtatë bimë të mbjella në enë plastike. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet sipas procedurës së rregullt.